Rritet numri i të vdekurve me COVID-19
Rritet numri i të vdekurve me COVID-19. Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.318 mostra dhe 337 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611, kurse numri i rasteve aktive është 3.880.

