Rritet numri i viktimave me Covid, sot 9 të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2008 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 218 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 252 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

