Rritet përkrahja për një qeveri të re, e mbështet edhe Haradinaj

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin Thaçi, tha para mediave se Aleanca mendon që ma e sigurtë për Kosovën është me pas një qeveri të votuar në parlament, sa me vazhdua me një qeveri të shkarkuar.

“Nuk e shohim të mundshme shkuarjen në zgjedhje menjëherë. Qeveria mundet me qenë me një afat kohor, e përkohshme”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se duhet të respektohet Kushtetuta, derisa ka bërë të ditur se ai vetë nuk do të jetë pjesë e ndonjë posti qeveritar.

“Aleanca nuk qet kushte, nuk kemi kushte për të ndihmuar vendin në këtë kohë krize për të pas qeveri, nuk kemi edhe kërkesa, mund të përkrahim një qeveri pa qenë pjesë e saj, nuk jam kandidat për ndonjë funksion çfarëdo qoftë qeveritar”, shtoi ai./mediafokus.info