Rritja e numrit të të vdekurve me Covid-19 alarmon qeverinë
E shtuna ka qenë dita më e rëndë sa i përket numrit të viktimave në Kosovë që kur ka shpërthyer pandemia Covid-19.
Rritja e numrit të të vdekurve me Covid-19 ka alarmuar Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend për ta analizuar gjendjen epidemiologjike dhe për t’i shikuar hapat tjerë eventualë që duhet ndërmarrë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00 mbahet mbledhja e qeverisë.
“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus në vend. /mediafokus.info

