Rritja e rasteve, vikendi me orë policore në shtetin fqinj?

Në Maqedoninë Veriore këtë vikend pritet që ora policore të filloj nga ora 17:00 dhe të zgjas deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kështu raportojnë mediat nga Shkupi zyrtar. Kështu ka konfirmuar një anëtarë i Komisionit për Sëmundje Infektive si një nga masat e planifikuara për të përballur me rritjen e numrit të rasteve me covid-19.

Për momentin nuk është në lojë opsioni i mbylljes totale gjatë dy ditëve të vikendit.

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se është e mundur që të pasojë vikend në të cilën do të ketë masa më restriktive për mbrojtje por se ende nuk ka vendim të tillë. Nëse do të ketë do të varet nga numri i të sëmurëve dhe të hospitalizuarve gjatë ditëve deri të premten.