Rrokulliset vetura, vdes drejtuesi i saj
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Leposaviq, ku një person ka vdekur, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe është rrokullisur jashtë rrugës.
Leposaviq, 23.09.2021 – 11:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte humb kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve, thuhet në njoftimin e policisë. (fot arkiv)

