Rrufeja e godet aeroplanin austriak në Shqipëri

Një aeroplan i kompanisë “AUA” i Austrian Airlines” është goditur nga rrufeja gjatë një aterrimi në aeroportin shqiptar, shkruajnë mediat austriake.

Referuar të dhënave të fundit të revistës së aviacionit “Austrian Wings”, thuhet se në momentin që rrufeja goditi aeroplanin, alarme të shumta u ndezën, duke treguar se problemet po theksoheshin.

Dëmtimi më i madh ishte në elektronikën e avionit dhe çoi në disa ekrane paralajmëruese të rreme në kabinë. Megjithatë, pilotët arritën ta zbarkonin avionin e Austrian Airlines në mënyrë të sigurt në Shqipëri,

Pas disa dite Avioni u transferua më pas në Vjenë si fluturimi numër OS 1472 pa pasagjerë. Sot, rrufetë nuk paraqesin rrezik për avionët bashkëkohorë komercialë dhe pasagjerët e tyre, por sipas raportit, ngarkesa e dhunshme elektrike mund të prishë sistemet në bord.