Rrufeja vret një person në Prizren

Një person ka vdekur sonte pasi është goditur nga rrufeja.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja. Ai është dërguar nga familjarët në Spitalin Rajonal të Prizrenit, megjithatë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë ai.