Rrufeja vret 18 elefantë

Në Nagaon, në veri-lindje të shtetit Indian të Assamit, 18 elefantë janë gjetur të ngordhur, pasi janë goditur nga rrufeja, transmeton albinfo.ch.

Zyrtarët shtetërorë kanë deklaruar se elefantët janë vrarë në momentin ku rrufeja goditi rezervatin pyjor të mbrojtur, Kandoli.

Fshatarët kanë lajmëruar autoritetet policore sapo kanë gjetur trupat e kafshëcve të ngordhura në pyll.

Zyrtarët e Assamit janë shprehur të shqetësuar me numrin kaq të madh të elefantëve të cilët kanë pësuar nga rrufeja, ndërkohë që kanë kërkuar hetime në lidhje me rastin.

Vlerësohet se në të gjithë Indinë janë më shumë se 27,000 elefantë, 21% e të cilëve ndodhen vetëm në Assam.