Rruga regjionale Gjilan-Verbicë-Lipjan – e pakalueshme

Rruga që lidh Gjilanin me Lipjanin, nëpërmjet aksit që kalon përmes Vërbicës së Zhegocit është e pakalueshme.

Askush nuk ka dalë për ta hapur këtë segment rrugor që lidh dy rajone.

Ata që kanë mësyrë këtë drejtim, jane detyruar të kthehen mbrapsht, siç ka ndodhur me këta persona që po shihen në foto dhe plot të tjerë, sepse nuk kanë arritur të ngjiten në rrugën e mbuluar nga bora dhe ngricat.

“Larg syve, larg zemrës” – thotë fjala e urtë popullore. Ashtu ndihen sot banorët e ketyre fshatrave të Gjilanit. /Mediafokus