Gresa Avdiu zgjidhet Sekretare për media e Forumit të Gruas të LDK-së në nivel qendror

Njëra nga kuadrot më premtuese të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Gresa Avdiu, është zgjedhur sot Sekretare për media e Forumit të Gruas së kësaj partie në nivel qendror.

Lajmin e ka bërë të ditur Avdiu, nëpërmjet profilit të saj virtual, teksa është shprehur e motivuar me besimin që e mori.

“Unanimisht, nga delegatet e nderuara të Forumit të Gruas dhe me besimin e kryetarëve, Haziri e Abdixhiku dhe kryetares Lushaku, u zgjodha sot Sekretare për Medie e Forumit të Gruas në nivel qendror. Mbështetja juaj, motivi im”, ka shkruar Avdiu.

Ndryshe, Gresa Avdiu është asambleiste e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë besimin qytetar pa iu nënshtruar kuotës gjinore.

Postimi i plotë i Gresa Avdiut:

E lumtur, njëkohësisht e privilegjuar të jem më e reja ndër këto gra, që e mbajtën e po e mbajnë të fortë Lidhjen Demokratike të Kosovës, shtëpinë tonë të madhe politike.

 Unanimisht, nga delegatet e nderuara të Forumit të Gruas dhe me besimin e kryetarëve, Haziri e Abdixhiku dhe kryetares Lushaku, u zgjodha sot Sekretare për Medie e Forumit të Gruas në nivel qendror. Mbështetja juaj, motivi im.

 Do mundohem të lëviz dhe gurin më të rëndë e të thej murin më të fortë, për të ngritur fuqishëm zërin për gratë e vajzat, për të mos lejuar shtypjen e tyre në këtë shekull, për të mos legjitimuar krimin dhe padrejtësitë që u bëhen grave e vajzave sot, për votën e juaj, pronën e juaj, punën e juaj, mirëqenien e familjen e juaj që ju e mbani në pëllëmbë të dorës.

 Jemi gjysma e popullësisë tonë, do jemi gjysma e përfaqësimit gjithkund; në parti, institucione  e në çdo sferë të publikes e privates. Deri sa ta arrijmë qëllimin tonë na duhet shumë punë, e deri ateherë ne s’do dorëzohemi. Ky qëllim duhet të jetë i gjithë shoqërisë sonë, jo vetëm i grave.

 “In politics, if you ëant anything said, ask a man. If you ëant anything done, ask a ëoman” – Margaret Thatcher