Rryma mbyt një 7-vjeçar në Gjakovë
Një djalë 7-vjeç ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.
Informacione për këtë rast ka dhënë për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, tha më tej Elezaj.
Gjithashtu shtoi se është duke u zhvilluar hetim për shkaqet e vdekjes.

