Sa është e vjetër xhamia në Velekincë, e cila po restaurohet tani
Në Velekincë të Gjilanit, vendlin djen e Mulla Idriz Gjilanit, ka filluar rinovimi i xhamisë së vjetër, e cila fillet e saj i ka nga vitet 1834-1836, por tash e disa vjet është jashtë përdorimit.
Njëqind vjet më vonë, saktësisht më 1936, objekti i mesxhides u rindërtua në afërsi të objektit të parë të xhamisë, i cili tani po rinovohet.
Sipas Islam Osmanit, autor i librit ‘Historiku dhe peizazhi magjespës i xhamive të Gjilanit’, imami i parë në këtë xhami ka qenë Mulla Nuhi Sinani nga Velekinca.
Xhamia është përdorur për rite fetare, si dhe mësonjëtore dhe për nevoja të tjera të banorëve të fshatit.
Ndër imamët e parë ishte Mulla Nuhi Ademi (1893-1968) nga fshatin Velekincë, punoi prej vitit 1933 deri më 1943.
Më pas Hafëz Ilaz S. Selmani (1905-1975) nga Gjilani punoi si imam gjatë vitit 1943 deri në vitin 1950 i emëruar me një dekret te këshillit të ulemave të Tiranës të datës 23 janar 1943.
Për dy vite të tjera punoi imami nga fshati Llashticë Mulla Qamil Kadri Rashiti (1929-2007) punoi gjatë vitit 1950 -1952.
Gjatë viteve 1948 -1955 kjo xhami u përdor si mësonjëtore nga Bajram Bajrami, Zeqir Nuhiu etj. Më pas vije Mulla Abdyrrahim S. Januzi (1925-2012) nga fshati Uglar u emërua si imam i rregullt që nga viti 1952 dhe punoi deri në vitin 1973.
Hafëz Bajram Rifat Qerimi (1933 – 2001) nga fshati Velekincë punoi në këtë xhami që nga viti 1973 duke dhënë një kontribut të rëndësishëm deri në vdekjen e tij në vitin 2001.
Nga viti 2001 për tri vite të tjera punoi Zeqirja K. Qazimi nga fshati Kokaj.
Në vitin 2004 mbyllet kjo Xhami pas nderimit të xhamisë se re, për të mos u kujdesur më askush.
Punimet për restaurimin e xhamisë së vjetët në Veleklincë i kanë vizituar sot kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku./Mediafokus.info

