Hakiu rikujton babanë: Ndeja me prindin kurrë nuk është boll
Profesori Haki Bunjaku ka rikujtuar sot babanë e tij, i cili nuk jeton nuk jeton prej shumë vitesh, por gjithnjë mbetet i ‘gjallë’ në kujtesën e tij.
“Baba im Nezir Dalip Bunjaku ka 66 vjet që s’frymon mbi dhe por mue gjithënjë më rri në kujtesë: ditën në mendime e natën në ëndrra.
S’di t’i kem mbet borxh, vetëm në minutat e fundit nuk iu gjeta pranë, prandaj atë natë kur u nisëm me Zejnepin për Zvicër kishte pasë thirrë me tërë forcën e zërit: O Haki.
Sevdija i thotë o babë Hakia shkoi për Zvicër. Pe di bre pe di po veç thirra.
Prindi në minutat e fundit donë fëmijtë me i pasë pranë.
Ndeja me prindër kurrë nuk është boll.
Edhe këtu në katin e pestë në dhomën time të vetëmisë, shpesh më bëhet se jam në dhomën e babës e ngritem ta shoh lumin, por këtu shoh vetëm asfaltin dhe ndëgjoj zhurmën e automjeteve”, ka shkruar Hakiu.
Siç dihet profesori i gjuhës shqipe jeton në Zvicër prej vitesh, ku kishte migruar shkaku burgut dhe përndjekjeve nga ish-sistemi, i cili emrat e intelektualëve si Hakiu dhe të tjerë i kishte nënvizuar me ngjyrë të kuqe dhe i survijonte vazhdimisht. /Mediafokus.info