Sa punonjës shëndetësorë të Gjilanit po testohen sot për Covid-19?
Anamorava po i pret sonte rezultatet nga testet për Coronavirusin për 41 persona, raporton Mediafokus.info.
Në mesin e tyre janë 22 punonjës shëndetësorë të Repartit të Dializës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur për Mediafokus.info, dr. Burbuqe Shkodra nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan.
Epidemologia e njohur ka njoftuar se punonjësit shëndetësor po testohen pasi një person që trajtohet në këtë repart, ka rezultuar para dy ditësh pozitiv me Covid-19.
Ndërkohë, 19 mostra, qytetarë të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, po i presin rezultatet e testit, i cili pritet të dalë rreth orës 22:00./Mediafokus.info/

