Sa shumë gjoba paguajnë shqiptarët shkaku i kryeneqësisë

Shqiptarët po dëshmojnë se janë popull kryeneq. Shkaku që nuk i respektojnë masat anti-Covid, qindra prej tyre gjobiten çdo ditë.

Policia e Kosovës ka vazhduar të shqiptojë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk i respektojnë masat mbrojtëse nga infeksioni me virus.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2,358 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-Covid.

Një natë më parë ishin shqiptuar 2794 gjoba. Një natë para saj, gjobat kishin arritur shifrën 4237, ose rreth 10 mijë gjoba brenda tri dite./Mediafokus.info