Sami Kurteshi vjellë vrerë ndaj mediave: Janë mashë dhe produkt i krimit të organizuar
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi i cili njëherish përfaqëson këtë subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj mediave në Kosovë.
Sipas Kurteshit në Kosovë prodhohet “krim medial”.
Madje sipas tij, shumica e mediave në Kosovë janë “mashë dhe produkt i krimit të organizuar”.
“Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet.
Krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë!
Tregu medial në Kosovë nuk lirohet ngakrimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme”, ka shkruar Kurteshi.

