Sara: Gresa ma nguli thikën pas shpine – VIDEO

Po vazhdon darka e të nominuarve në shtëpinë më të famshme në vend.

Sara u përball me pyetjen se “a mendoni që Gresa ta nguli thikën pas shpine?”.

Ajo e përmendi situatën me çështjen e aktrimit dhe debatin që bëri me të, duke thënë se ajo çka i tha Gresa e ka lënduar shumë.

“Unë i kam treguar, unë s’ia kam parë asnjë projekt, as ajo s’e ka parë asnjë projekt timin dhe mënyra se si e trajtoi gjënë, dhe nuk donte ta kuptonte atë dhe vazhdonte të më paragjykonte, ajo nuk më pëlqeu”.

“Kjo më lëndoi shumë sepse këtë e pres nga një person por jo nga personi që kam më xhan këtu brenda dhe ajo mu duk si thikë pas shpine”, tha Sara.

Banorët vazhduan që ta vënë në siklet Sarën, me pyetje të njëpasnjëshme.