ShBA ‘Gjilani’ organizon ecje nga Tugjeci deri te Kulla e heroit Nuhi Berisha
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ‘Gjilani’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka realizuar sot ecjen nga fshati Tugjec deri te Kulla e heroit Nuhi Berisha.
Ecja është organizuar për nder të heronjve të janarit, Nuhi Berisha e Rexhep Mala.
Ecja ka përfunduar në pikën kufiatre Kapi.
Pjesëmarrësit kanë vizituar Kullën e heroit Rexhep Mala në fshatin Hogosht.
Shaqata ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë maratonë si dhe donatorët që e ndihmuan këtë aktivitet dedikuar hernonjve.
Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë dëshmorë në Kodrën e Trimave në Prishtinë, 37 vite më parë, pas një rrezistence të armatosur kundër armikut shekullor të shqiptarëve.
Rexhep Mala e Nuhi Berisha konsiderohen paraprijës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila do të themelohet pas 37 vitesh dhe do të dalë fituese në luftë me armikun, për t`i sjellë lirinë popullit të vetë. /Mediafokus.info