Shëpia 100 vjet e vjetër shitet për 2 milionë dollarë

Një shtëpi 100-vjeçare, e ndërtuar në vitin 1920, në Zelandën e Re u shit në një ankand për 2 milionë dollarë.

Shtëpia ka tre dhoma gjumi pothuajse të shkatërruara, pa banjë dhe mure që mungojnë.

Shtëpia njëkatëshe gjendet në një rrethinë të pasur, Gray Lynn në Auckland. Çmimi fillestar ishte 1.75 milion dollarë, ndërsa çmimi i shitjes $2.075 milionë.

“Njerëzit që unë do t’i quaja blerës tradicionalë me pakicë në vitet e mëparshme do të blinin një pronë për t’u zhvendosur menjëherë, ndërsa tani po blejnë prona të cilat mund t’i rregullojnë dhe më pas të zhvendosen. Sigurisht që ka më shumë njerëz të tillë.” tha agjencia që organizoi ankandin, Barfoot & Thompson.

Zelanda e Re është një nga vendet me tregun më të papërballueshëm të pronave. Tregu i Auckland ka çmime mesatare 1.5 milion dollarë.