Pamje pas vrasjes së 32-vjeçarit në Durrës (VIDEO)

Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja me armë zjarri në lagjen Nr.16 në Durrës.

Viktima është Jetmir Begu, 32 vjeç. Ndërkohë, nga burime policore mësohet se së fundmi 32-vjeçari e kishte ndërruar emrin në Ilir Kuçi. Ai u dërgua në spital pasi kishte mbetur i plagosur, por ndërroi jetë në urgjencë disa minuta më vonë.

Të njëjtat burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se viktima ka qenë person me precedent penal.

32-vjeçari u qëllua me breshëri arme sapo zbriti nga automjeti i tij.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi rreth orës 17:20. Ata po pyeten nëse kanë dijeni për rrethanat.

Nuk ka të dhëna rreth autorit/ëve të vrasjes. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan/