Sasa i hip Xhbanes
Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, e njohur me nofkën Sasa nga seriali ‘O sa mirë’ i ka hipur në qafë Xhbanes.
Fotoja është postuar nga miku i aktoreve, Metush Zymberi, pronar i resortit ‘Kulla e Gjinajve’.
Gjilanasja Adriana Matoshi dhe tropojanja Arjola Demiri janë dy mike të mira.
Sasa njihet si femër pa komplekse dhe kështu po shfaqet pa korniza edhe tani që mban mandatin e deputetes.
Vetë Ardiana, pas disa minutash ka postuar edhe dy foto tjera në qafë e Arjolës, bashkë me këtë postim:
#ielevateu është challenge me qëllim të përkrahjes së njeri tjetrit pas të gjitha sfidave që kemi kaluar e po kalojmë. Të motivojmë, të përkrahim, të mbështesim dhe të ngjitemi të gjithë së bashku.
#IELEVATEU. /Mediafokus.info

