SC Gjilani njofton publikun me largimet, transferimet dhe ndryshimet brenda klubit

Ekipi futbollistik, SC Gjilani, përmes një komunikate për media ka treguar për ndryshimet e përgjithshme brenda klubit.

Klubi ka bërë të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët: Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç.

Po ashtu, deri më tani, klubi gjilanas ka afruar lojtarë, si: Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Agustin Torassa.

Klubi ka emëruar Rafet Prekazin në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e Drejtorit Teknik.

Departamentin sportiv të klubit e plotëson Drilon Sylejmani, i cili është emëruar në pozitën e Menaxherit të Përgjithshëm dhe afrimi tij pritet të jetë një ndihmesë e madhe në aspektin menaxherial.

Ndryshimet e reja priten të prezantohen para ekipit në fillimin e fazës përgatitore.