“S`e kuptoj: Pse unë duhet të jetoj e ti jo…”

Vajza e mbijetuar në aksidentin e trafikut, ku vdiq shoqja e saj e ngushtë, ka bërë një dedikim jashtëzakonisht prekës për Alidën, 22-vjeçe, e cila nuk i përballoi plagët e marra.

“S’e kuptoj pse unë duhet të shpëtoja, e ti jo” – shkruan 19-vjeçarja Deni Doku, e njohur në rrjete sociale.

Doku e shpreh me këto fjalë dhimbjen e saj për ngjarjen e rëndë ku humbi miken më të mirë.

“Të kam tatuazh në zemër Alida. S’e kuptoj pse unë duhet të shpëtoja, e ti jo.“-shkruan 19-vjeçarja Deni Doku.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas per ket person kaq te rendsishem per mua . Motra ime.Nuk e pranoj dot humbjen tende . Me duket sikur po me pret ne shtepi ashtu sic me prisje ti gjithmone! Alida Ti je prane meje , Ti do jesh gjithmone pjes e shpirtit tim , Pjes e zemres time e trupit tim . Je e pandashme , Je prane meje . Gjithmone do te mbetesh e tille Alida ime , asgje smund te na ndaje as ajo nate e zez , as fati tmerrues , as ajo sketerre qe me tronditi fort . Asgje . Je ketu me mua . U prefsh ne paqe shpirt i bardhe 😭😭 Jeta ime eshte e jotja dhe esht mbyllur aty ku u perfundua e jotja . Lujla me e bukur e parajses , Te dua. ❤️”, shkruan ajo në një tjetër postim.