S`e luan topi: Vaksinën kundër virusit e ka në dorë secili prej nesh

Vaksinën kundër koronavirusit e kemi secili prej nesh në dorën tonë. Maska, higjiena dhe distanca fizike janë ‘vaksinë’ mjaftueshëm e sigurtë nëse iu përmbahemi. 

Kështu thotë profesori Eduart Kakarriqi nga Komiteti i Vaksinimit. Nëpërmjet një videomesazhi, Kakarriqi ka dhënë një këshillë për qytetarët, për “vaksinën” që të gjithë e kanë në dorë.

“Ne gjatë kësaj kohe kemi një ‘vaksinë ‘ në dorë. Nuk janë gjë tjetër veçse masat përkatëse, preventive për mbrojtjen kundrejt virusit. Një ndër këto masa, krahas distancimit social, krahas higjienizimit dmth larjes së duarve etj, është problem i mbajtes së maskës. Maska duhet bërë zakon i yni, i mbajtjes së saj të përditshme, jo vetëm brenda në ambientet e mbyllura, por edhe jashtë”, apelon prof. Kakariqi.