Secili student mund t`i marrë 100 euro nga qeveria nëse…
Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistët dhe studentët.
Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë i ka njoftuar studentët se si mund të aplikojnë për të marrë 100 euro.
Aplikimi do të bëhet online përmes platformës e-Kosova ose ATK-së.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që kanë status aktiv.
Studentët që janë të punësuar përfitojnë nga kategoria e të punësuarit në sektorin privat ose publik.
Njoftimi:
Të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master, që kanë statusin e studentit aktiv (pra që nuk kanë pezulluar studimet) kanë të drejtë të aplikojnë.
Studentët që janë të punësuar në sektorin privat ose publik nuk mund të përfitojnë nga kjo asistencë, pasi që ata do të përfitojnë asistencën nga kategoria e të punësuarit në sektorin privat ose publik
Nuk ka nevojë për nxjerrjen e asnjë dokumenti nga Fakulteti, mjafton numri i juaj personal, numri i ID dhe xhirollogaria personale bankare
Aplikimi online do të hapet shumë shpejt, dhe ne do ju informojmë me kohë
Studentët që nuk do të aplikojnë do të humbin të drejtën për të përfituar nga kjo asistencë.

