Sekuestrohen 25 thasë duhan në Stubëll të Vitisë

Policia e Kosovës ka sekuestruar 25 thasë duhan të kontrabanduar në fshatin Stubëll tē komunës së Vitisë. 

Fsh. Stubëll, Viti 29.11.2022 – 21:00.  Njësitë policore gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur 15 thasë duhan të përpunuar i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar. Ndërlidhur me rastin njësitë policore kanë kontrolluar edhe një shtëpi pronë e të dyshuarit tjetër mashkull kosovar ku kanë gjetur 10 thasë duhan të përpunuar. Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar (duhani) është sekuestruar dhe dorëzuar në doganë, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.