Sekuestrohen mbi 6800 kg mjaltë pa dokumentacion, arrestohet një person

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga rajoni i Ferizajt në bashkërendim me krimet ekonomike, Inspektorë të AUV-it dhe Dogana e Kosovës, kanë realizuar kontrolle në katër lokacione, dy në Ferizaj dhe dy në Han të Elezit, ku është sekuestruar një sasi e mjaltit prej 6820 kg, i cili ka qenë mall pa deklaracion, në vende të ndryshme në sasi të ndryshme dhe pa asnjë mbishkrim.

E gjithë kjo sasi e mjaltit është sekuestruar nga personi i dyshuar me iniciale (S. Th.) që me veprime hetimore dhe dëshmi të siguruara ekziston dyshimi i arsyeshëm se: i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprën penale “Tregtia e Ndaluar’’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent në Ferizaj.

Të dyshuarit pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, caktuar sipas detyrës zyrtare, me aktvendim i caktohet masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme. (foto ilustrim)