‘Selami’ i Zemajt shkon në vend, Policia e Inspektorati në aksion

‘Selami’ i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtuar Policisë dhe Inspektoratit për mbikëqyrje të rreptë për masat anti-COVID-19, ka shkuar në vend, raporton Mediafokus.info.

Vetëm pak orë nga kjo porosi e ministrit, Policia dhe Inspektorati, në mbrëmjen e së martës, ka realizuar aksione të shumta kontrolli, duke gjobitur qytetarët në rrugë që nuk kanë respektuar ligjin anti-Covid.

Krejt kjo erdhi pas dyfishimit të numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Për këtë aksion, Policia e Kosovës dhe Inspektorati mbetet të prononcohen në mëngjesin nesërm (të mërkurën).

Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar me rrjedhën e këtij aksioni./Mediafokus.info/