Selmani komenton qëndrimet e Kurtit në Londër: Premtimet ishin ndryshe

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarja e qeverisë së kaluar, Myzejene Selmani ka komentuar rreth pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në takimin e Londrës, deklaratave dhe fotove që janë postuar nga ky takim.

Duke bërë një krahasim mes asaj që shihet dhe asaj që u tha pas takimit, Selamni pyet: T`i besojmë fotos, apo deklaratave?

Ky është postimi i plotë i zonjës Selmani:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në një postim publikoi një foto të saj në takimin e Londrës ku ishin të gjithë liderët e Ballkanit.

Megjithatë, ajo shkēputi foton ku ishte ulur afër saj edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shfaqur një distancë ndaj tij.

Ndërkaq Kurti përmendi reciprocitetin dhe kërkesen për njohje.

Por, pavarësisht distancave në një foto, të dytë shfaqen të buzëqeshur me njëri-tjetrin.

A t`i besojmë fotos apo deklaratave pas takimit. Premtimet ishin ndryshe! – përfundon Selmani./mediafokus.info