Selmani: Riorganizimi i qeverisë dhe reformimi i administratës nuk janë punë që bëhen lehtë

Myzejene Selmani, ish-deputete e AKR-së, thotë se qytetarët e Kosovës janë në pritje të një marrëveshje për formimin e qeverisë, qoftë edhe përmes shtimit të numrit të ministrive.

Rritja e numrit të ministrive, imponon nevojë për një draftim ndryshe të ligjit për buxhetin, përkatësisht një riorganizim të qeverisë, sikurse edhe nj; trajnim të stafit civil.

Ajo tregohet e vetëdijshme se një reformë në administratën publike, nuk dot ë jetë e lehtë, për faktin se qeveria është punëdhënësi më i madh në Kosovë.

Ky është statusi i plotë i Selmanit në profilin e saj digjital:

“Nëse duhet bërë ndryshime në numrin e ministrive, gjë për të cilën besoj se të gjithë qytetarët dhe partitë politike janë pro, atëherë duhet:

  • Një planifikim dhe draftim ndryshe i ligjit të buxhetit
  • Organogram i çdo ministrie për organizim
  • Sistemim i ri dhe trajnim i stafit civil në organogramin e ministrisë përkatëse etj.

Aspak e lehtë një ndryshim reforme në administratën publike, kur të gjithë e dimë se punëdhënësi kryesor është qeveria.

Prandaj, nga fushatat popullore në realizimin e ideve konkrete duhet shumë punë, e vetëm ndryshime të tilla i realizojnë ato”, ka shkruar Myzejene Selmani, një aktiviste e AKR-së me përvojë në ligjvënie dhe qeverisje./Mediafokus/