Selmani: T`i japësh besimin dikujt që s`e meriton….
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani është shprehur e zhgënjyer me subjektet politike, të cilat dështuan të arrijnë një marrëveshje për qeverisje.
Selmani nuk ka përmendur emra dhe as subjekte konkrete, por këtë e ka lënë të nënkuptohet kur me një fjali të vetme ka shprehur zhgënjimin e saj.
“T’i japësh besimin dikujt që nuk e meriton, është njësoj sikur ti japësh fuqinë për të të shkatërruar…”, ka thenë Selmani, pikërisht në ditën kur është konstituar Kuvendi Kosovës.
Selmani ka qenë një zë i fuqishëm dhe i arsyeshëm brenda Parlamentit të Kosovës, në legjislatuarat e mëparshme.
Ajo do t`i mungojë kësaj legjislature/MediaFokus/

