Selvije quhet e dashura e Shpat Kasapit, ja çka i premton ai publikisht
Shpat Kasapi, i njohur për lidhjen e tij me Afërdita Dreshajn, pas një pauze bukur të gjatë, ka gjetur të dashurën e zemrës, e cila quhet Selvije.
Prej dy-tre muajsh kanë qarkulluar foto në media të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukuroshe zeshkane e quajtur Selvije.
Së fundmi, këngëtari në llogarinë e tij në Instagram ka postuar foton e parë me Selvijen, e cila është ulur në prehrin e tij.
‘Të premtoj se do ta trajtoj me kujdes zemrën tënde dhe do ta mbush atë me dashuri!’- ka shkruar Shpati krah fotos.

