Serbët vazhdojnë të japin dorëheqje

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dorëzuar të hënën dorëheqjen e tyre në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në mëngjes jam informuar nga administrata që deputetët serbë i kanë dorëzuar mandatet – letrat e dorëheqjes”, tha shkurt Kërçeli.