Serbia mund të mësojë shumë nga Republika e Kosovës

Amina Nuraj

Derisa serbët në Republikën e Kosovës kanë flamujt e tyre në çdo pjesë veriore, Serbia i dënon shqiptarët kur duam ta varim flamurin tonë në vende publike dhe në pronë private.

Serbia me qëllim pakëson dhe heq shqiptarët nga listat e popullsisë.

Serbia po përpiqet me çdo mënyrë që t’i dëbojë shqiptarët nga trojet tona.

Serbia nuk e njeh gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, ndërsa në Republikën e Kosovës gjithçka është në dy gjuhë, shqip dhe serbisht.

Shqiptarët në Serbi nuk kanë të drejtë të jenë në një poziten të lartë në shtet dhe as të mbrojnë të drejtën e kombit të tyre në të.

Në Kuvendin e Serbisë, shqiptarët duhet të flasin në gjuhën serbe e jo në gjuhën amtare, ndërsa në Republikën e Kosovës serbët flasin lirshëm serbisht.

Mund të shkruaj një roman për mosrespektimin e Serbisë ndaj shqiptarëve, por do ta lë për më vonë.