Serbia s’mund të hajë me dy lugë në të njëjtën kohë

Presidenti nacionalist serb, Aleksander Vuçiç, këshilltar i parë për informim i ish-presidentit Millosheviq, duhet menjëherë të ndalojë mbajtjen nën gënjeshtra të pakicës serbe në veri të Kosovës.

Serbia duhet të çlirohet nga Kosova dhe sigurisht që duhet të evoluojë. Ëndrra e Serbisë së Madhe është varrosur që nga të shtënat e para në Slloveni dhe granatat e fundit në Kosovë!

Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën e saj njëherë e përgjithmonë.

Luajtja e rolit të viktimës nga Serbia, “është parë tashmë” (déjà-vu).

“Të hahet në të gjitha grazhdet” – bëhet e komplikuar për të.

Politika serbe duhet të zgjedhë midis Rusisë dhe BE -së në mënyrë që të ndryshojë veten dhe të ndihmojë njerëzit e saj.

Duke kaluar këtë periudhë të veçantë me pandeminë, ne kujtojmë se Vuçiq u kishte bërë thirrje Vladimir Putinit dhe Xi Jinping që të merrnin donacione për vaksinat.

Serbia është vendi i parë në Evropë që zgjodhi vaksinën kineze dhe e zemëruar kritikon mungesën e ndihmës evropiane.

Kur Jinping kishte dërguar aeroplanë me vaksinat, Vuçiq nga ana e tij falënderoi me gjithë zemër “vëllezërit kinezë”.

Pa qeshur, automatikisht këto falënderime “vëllazërore” më kujtuan diktatorin komunist shqiptar Enver Hoxha. /Mirishahe Limani Hiler/