Serialit “Sha je be tu folën” i bashkohet edhe aktori Qëndrim Kqiku

Aktori Qëndrim Kqiku është angazhuar në një projekt televiziv, duke u bërë pjesë e serialit “Sha je be tu folën” që transmetohet çdo të shtunë në KTV.

Kqiku ka përfunduar xhirimet për episodin e dytë të serialit, i cili do të transmtohet të shtunën me fillim nga ora 20:00.

Kqiku ka thënë për Mediafokus.info se do të rishfaqet edhe në episodin e katërt, ndërsa luan një rol interesant që do ta lë surprizë për publikun.

“Sha je be tu folën?” është seriali më i ri vendor, nga produksioni Grejza, në të cilin rolet kryesore i kanë Ridvan Murati dhe Ernest Zymberi, të cilët janë po ashtu producentë të serialit.

Skenari i “Sha je be tu folën” është shkruar nga Ernest Zymberi, ndërsa prej episodit të dytë do të vazhdojë ta shkruajë Milto Hoxha.

Regjia është realizuar nga Burim Baftiu dhe Erson Zymberi, drejtor fotografie është Burim Tufa, ndërsa për tonin është kujdesur Labinot Sponca./Mediafokus.info/