Kështu e ka portretizuar artisti ynë Penelopën shqiptare të Bekim Fehmiut
Artisti Lulzim Behxheti ka vazhduar projektin e tij të portretizimit të figurave të njohura shqiptare, të cilat kanë lënë një gjurmët në kujtesën tonë.
Luli gjen e zgjedh figura të jashtëzakoshme për t`i portretizuar në mënyrën e tij unike dhe origjinale, shkruan mediafokus.info
Së fundi, Behxheti portretizoi një nga aktoret më të famshme botërore, siç e ka quajtur ai, Penelopën e Bekim Fehmiut.
“Unë nuk mund ta lë këtë botë pa tregu se jam Shqiptare” – kishte thënë aktorja e madhe, Penelopa e Bekim Fehmiut…
Gjithë bota e njeh me emër tjetër, por ajo lindi në këtë ditë (3 shtator 1926), 94 vite më herët si Irene Leleku, shqiptare.
Në botën e filmit, ku bëri një karrierë të bujshme, ajo ishte e njohur me emrin Irena Papas./mediafokus.info