Shaban ‘Gurra’ ishte promotor i aktiviteteve artistike në vitet më të vështira për Kosovën
Shaban Shabani është tërhequr nga jeta publike prej dy vitesh, që kur u pensionua në arsim.
Për shumë vite, ai ishte një veprimtar i madh i kulturës, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në vitet e ’90-a, rrethana këto kur aktivitetet kulturo-artistike ishin një nga instrumentet kyçe, krahas atyre arsimore e politike të kohës, për t’u përballur me regjimin e atëhershëm.
Shaban Shabani ishte promotor i këtyre aktiviteteve artistike duke qenë pjesë dhe bartës i çdo organizimi që bëhej asokohe, që nga ‘Flaka e Janarit’, koncertet e deri te festivali i parë në Kosovë, ‘Gurra Popullore’, që me vonë mori karakter ndërkombëtar.
Udhëhoqi disa shoqëri kulturore si ansamblin “Studenti”, “Dardania” dhe “Gurra”, të cilat morën pjesë në festivale kombëtare e ndërkombëtare dhe arritën suksese që veshtirë mund të arrihen më.
Nën kujdesin e tij u zhvilluan shumë artistë që sot janë emra të njohur të artit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni.
Atë e ka vizituar sot Nazim Gagica, kryetar i AAK në Gjilan, me ç’rast i ka ndarë edhe një mirënjohje falenderimi për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në fushën e kulturës, sidomos në vitet e ’90-a, rrethana ato jashtëzakonisht të vështira.
Shabani ‘Gurra’ siç e njohin në Gjilan, meriton një falenderim të madh nga qyteti dhe komuna e Gjilanit./Mediafokus.info