Shahini: Nëse Kosova nuk e pranon gazin amerikan do të ishte goditje për qytetarët, bizneset, prodhuesit dhe krejt shtetin!
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur në lidhje me refuzimit e projektit të gazit amerikan.
Shahini në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ tha se si AKB po e shohin me shqetësim të thellë mos-gadishmërinë e institucioneve shtetërore për gazin amerikan.
Ai potencoi se aty ‘ ku janë investimet amerikane aty ka edhe siguri më të madhe’.“Aleanca Kosovare e Biznesit me shqetësim të thellë është duke e përcjellë jo-gadishmërinë e institucioneve shtetërore të Kosovës për gazin amerikan i cili është një mundësi e re, një mundësi që ne me këtë do të krijojmë një partneritet në raporte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një fazë të re strategjike.
Por gazi është një nga energjitë e lira që sot përdoren në vende të ndryshme të botës për industri të rëndë, tregtare, prodhuese por edhe për ngrohje dhe nxemje të qytetarëve. Prandaj Kosova është i vetmi shtet në Evropë që nxemjen e ka alternativën e parë me energji elektrike. Kjo do të ishte shumë më lirë. Tashmë krijimi i partneritetit me SHBA-të vazhdimisht ka tregu një gadishmëri të madhe por së fundmi Aleanca e vlerëson me komunitetin e biznesit , bashkarisht me t’a që krijimi i këtij projekti të ri, këtyre raporteve të reja që po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që jep siguri energjitike jep siguri edhe territoriale, kombëtare sepse aty ku janë investimet amerikane aty ka edhe siguri më të madhe. Pavarësisht se Bondsteel-i është një nga bazat e dyta në Evropë më të mëdha, Kosova do të duhej të ndërtoj centralin më të madh për energji, gaz amerikan, në mënyrë që qytetarët të kenë alternativ tjetër, jo vetëm energjinë elektrike për ngrohje, jo vetëm energjinë elektrike për prodhim por të kenë gazin e lëngshëm amerikan. Në të kaluarën industria prodhuese në Kosovë ka përdorur ‘propan-butanin’ por tani ka ndryshu teknologjia dhe kërkon gazin e lëngshëm që e kanë tashmë SHBA-të” deklaroi Shahini.

