Shaqiri fiton çmim për golin më të bukur në fazën e grupeve
Futbollisti shqiptar nga Gjilani, që luan për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka shënuar edhe një sukses tjetër.
Përpos që është futbollisti i vetëm që ka shënuar në tri edicionet e fundit të Kampionatit Evropian dhe Kampionatit Botëror, ai ka fituar edhe një çmim.
Shaqiri të mërkurën e fitoi çmimin për golin më të bukur të shënuar të raundit të dytë të fazës grupore në Evropianin që po mbahet në Gjermani.
32-vjeçari realizoi shkëlqyeshëm në portën e Skocisë, në ndeshjen që përfundoi 1:1.


 
 
						 
						