Shaqiri vlerësohet me notën 10, nuk ka më lart se kaq

Xherdan Shaqiri u tregua fantastik në ndeshjen e fundit. Futbollisti shqiptar ka realizuar 3 gola, në fitoren 3:4 të Basel ndaj Zurich.

Fillimisht, ai e ktheu në gol një asist të Oteles, në minutën 11.

Në fundin e pjesës së parë, Shaqiri kompletoi dopietën. Në fundin e takimit, 34-vjeçari realizoi golin e 3-të, transmeton albinfo.ch.

Nuk mund të mungonte një vlerësim për paraqitjen e tij. Shaqiri u vlerësua me notën maksimale 10.00.

Në 21 ndeshje, futbollisti numëron 9 gola dhe 10 asistime.