Shefqet Krasniqi: Burgu në Kosovë është si hotel me 3 yje

Imami i njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi, ka folur për kohën sa ka qëndruar në paraburgim vite më parë, shkruan Mediafokus.info.

Për ATV, Krasniqi ka thënë se burgu në Kosovë është si hotel me 3 yje.

“Mu m’duket burgu në Kosovë si hotel me 3 yje. Me hangër, me pi…Kurrkush nuk të torturon, kërkush nuk të maltreton…”, ka thënë Krasniqi, transmeton Mediafokus.info.

Ai është shprehur i kënaqur me tretmanin që i është bërë në kohën sa ka qëndruar në paraburgim.

“Mu m’kanë respektu të gjithë gardianët sa kam qenë në burg”, tha ai, teksa thotë se burgosja e tij ka qenë skenar.

“Krejt ka qenë skenar i dikujt për qëllime të caktuara. Krejt i kam të shënuara”, shtoi imami Shefqet Krasniqi.

Ai pati përgjigje interesante kur është pyetur përse e kanë arrestuar.

“Dikujt i pengon Zoti, dikujt pergamberi, dikujt Shefqeti…”, ka thënë Krasniqi./Mediafokus.info/