Shefqet Zymberi, njeriu që pati guximin ta ngrinte flamurin në kohën kur ai ishte i ndaluar

Shefqet Zymberi, i cili u nda nga jeta para 7 vitesh (2019), në moshën 79-vjeçare, ishte shembull tipik i një qytetarie të urtë e të zgjuar.

Ai ishte një atdhetar i mirëfilltë, një personalitet me vetëdije të lartë kombëtare.

Me një kulturë leximi, me një përvojë nga burgu dhe nga jeta në përgjithësi, ai ishte një këshillues i urtë, por kritik.

Ishte aq komunikues i mirë sa ta kishte ëndja të merrje mendimin e tij të mprehtë, të shpejtë, por me peshë e me vlerë.

Shefqet Zymberi ishte simbol urtisie e qytetarie, që jo shpesh i hasim mes nesh.

Gazetarja Flora Masurica Durmishi ka ndarë një përkujtesë për Shefqet Zymberin, në nderim të përvjetorit të ngritjes së flamurit nga ai.

Natën e 27 nëntorit të vitit 1968, kohë kur flamuri kombëtar ishte i ndaluar, Shefqet Zymberi e ngriti atë në kulmin e shtëpisë së tij në Gjilan.

Ky akt guximi meriton të kujtohet, veçanërisht sot në prag të 28 Nëntorit.

Po ndaj me ju një fragment filmik, si një homazh për njeriun që pati guximin ta ngrinte flamurin kur ai ishte i ndaluar.

Nderim dhe mirënjohje për Shefqet Zymberin! – ka shkruar ajo./Mediafokus