Shembet dheu dhe e zë punëtorin në kanal, shpëtohet nga zjarrfikësit
Punëtori i një kompanie private në Kamenicë, ka pasur fat dhe është nxjerrë i gjallë nga dheu, ku ishte mbuluar gjatë disa punimeve.
Polici po e heton rastin si shkaktim i rrexikut të përgjithshëm, ndërkohë që viktima ështē dërguar për trajtim në spitalin e Gjilanit.
Rr. Nënë Tereza, Kamenicë 25.12.2022 – 09:07. Raportohet se një punëtor i një firme private, gjatë punimeve është bllokuar nga dheu. Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin viktimën dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.