Shembet shtëpia e Nexhmije Hoxhës (VIDEO)

Shembet shtëpia e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortja e Enver Hoxhës, ndarë nga jeta në 26 shkurt, pikërisht në këtë ndërtesë që sot u hodh përtokë nga fadromat e IKMT-së.

Aksioni për shembjen e ndërtesës që ishte bërë pengesë për projektin e Unazës së Re, ka nisur paraditen e sotme dhe është finalizuar, ndërkohë që më parë janë nxjerrë jashtë disa nga orenditë e mbetura.

Në këto foto të shkrepura nga LSA-ja, duken punëtorë teksa ngrenë mbi shpinë një dyshek dopjo.

Të tjerë duken duke nxjerrë jashtë ndertesës korniza të mëdha me foto të vjetra bardhë e zi, e të tjera orendi e sende të përdorura prej saj.

Aty ku ndodhet godina që sot u rrëzua, do të jetë gjurma e projektit të Unazës së Madhe.