Shenja e trafikut ‘shkyhet’ pas dy javësh

Kjo shenjë trafiku duket se nuk u rrezistoi ‘kushteve atmosferike’ dhe dy javë pasi u vendos, u bë në gjendjen që po e shihni në foto.

Kjo nuk është thjesht një shenjë trafiku, po është paraja e qytetarit, e cila shfrytëzohet në këtë mënyrë të papërgjegjshme.

Një prokuror i kujdesshëm duhet ta vërente këtë rast dhe të interesohej në mos ka keqpërdorim të parasë publike.

Sidoqoftë, qytetarët e kanë vërejtur punën ‘shkel e shko’ të drejtorisë përkatëse dhe e kanë pasqyryar në rrjetet sociale.

Liridon Hajdini, inxhinier i makinerisë ka shkruar:

Para disa diteve (ndoshta jane bo 2 jave) jane vendos disa shenja te sinjalizimit vertikal ne rrugen e Malisheves, nder to edhe kjo shenje e ndalimit te tejkalimit, e cila nuk verehet thuajse fare, as nga afer e as nga larg, sic e kerkojne rregullat e trafikut dhe parimet baze te dukshmerise se sinjalizimit.

Nje shenje rrugore nuk duhet vendoset sa per formalitet, por duhet te jete e dukshme, e lexueshme dhe funksionale per shoferet ne kohe.

Per ma teper, shenja vec ka fillu me u demtu menjehere, qe ngre dyshime serioze per cilesine e punimeve.

Kjo deshmon edhe niher qe puna osht bo “shkel e shko”, sa me kry obligimin ne leter edhe aq.

Sinjalizimi rrugor nuk eshte dekor.

Kur vendoset keq ose me material te dobet, krijon paqartesi dhe rrezik ne komunikacion.

Institucionet pergjegjese duhet me e rishiku kete vendosje dhe me siguru qe shenjat te vendosen sipas standardeve./Mediafokus