Sherafedin Kadriu – shkrimtar i vitit 2021

Juria letrare, e themeluar nga Këshilli Drejtues i Ars Clubit ‘Beqir Musliu’, në përbërje: Nexhat Rexha, Albina Idrizi e Sabit Rrustemi, pas shumë konsultimesh të brendshme, unanimisht vendosi që të shpall ‘Shkrimtar i Vitit 2021’, studiuesin letrar nga Gjilani, Sherafedin Kadriun.

Studiuesi letrar Sherafedin Kadriu, i cili njëkohësisht shkruan poezi, prozë e studime nga fusha e arkeologjisë dhe trashëgimisë shpirtërore, gjatë vitit që po e lëmë pas, ka botuar dy vepra mjaft të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare, librin me vështrime kritike, ‘Në kërkim të thellësive poetike’ dhe tjetrin nga trashëgimia kulturore me titull ‘Trashëgimia materiale e Gjilanit me rrethinë’.

Si libri i parë, ashtu dhe i dyti, shquhen për një qasje shumë profesionale, shqyrtim të thellë kriitik dhe me përfundime meritore, te akëcila vepër apo autor (te vepra e parë) dhe me një njohje të lakmueshme e të trajtuar si duhet të një trashëgimie materiale e kulturore të Gjilanit nëpër kohë.

Gjithashtu edhe autorët tjerë, pjesë e këtij asociacioni, të cilët kanë botuar vepra të reja brenda këtij viti, kanë sjellë vlera të reja në letërsinë tonë, qoftë në poezi, në prozë apo në studimet letrare.