Sherifët lokalë viktimizojnë aktoren e vetme shqiptare në Luginë

Aktorja e vetme shqiptare, Egzona Salihu, qenka larguar nga puna në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, me arsyetimin se nuk e paska rrespektuar orarin e punës.

Sa keq. Sa ulët. Sa mjerë.

E njejta Egzonë që përshkak të mosnjohjes së diplomës nga Republika e Kosovës ka pranuar e përzgjedhur të ushtrojë profesionin e vet qoftë edhe duke u paguar si “ndriquese” e jo aktore, vetëm e vetëm të qëndrojë në vendlindje.

Si heroinë e vërtetë. Pa u joshur nga mundësitë jashtë vendlindjes, por duke qëndruar këtu në mesin tonë.

Diplomën nuk ia njohi Serbia – kontributin në vendlindje nuk po ia njohin sherifët lokalë.

Egzona sot është dëshmia e radhës që koha për të ngritur zërin bashkërishtë po perëndon.

Sot Egzona, nesër dikush tjetër.

Mjaftë më!

/Shaip Kamberi/