Sherr masiv mes dy grupeve në këtë qytet shqiptar, karrige e shishe kokës
Një sherr masiv ka ndodhur në zonën e ish-blloku. Dy grupe prej të paktën 10 të rinjve janë konfliktuar dhunshëm ndërmjet tyre.
Kanë qenë qytetarë të ndryshëm të cilët kanë filmuar të gjithë sherrin brenda një lokali në zonën e ish-bllokut. Në pamje duket qartë dhuna e përdorur nga të rinjtë, ku nuk kanë munguar as gjuajtjet me karrige, shishe apo tavulla duhani.
Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri mes grupeve të të rinjve, apo gjendja e tyre shëndetësore, raporton tch. /Mediafokus.info/

